back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeShpend Ahmeti tregon për sa kohë do të ketë orë policore në...

Shpend Ahmeti tregon për sa kohë do të ketë orë policore në Prishtinë

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sipas planit të Qeverisë, Prishtina do të ketë orë policore së paku edhe për një javë tjetër, raporton Express

“Sipas planit të qeverisë çdo javë qytetet do të vendosen bazuar në numrin e të infektuarve javën e kaluar. Kjo i bjen që ora policore në Pr do të jetë së paku edhe për një javë tjetër. 40 %e krejt testimeve në Kosovë kryhen në Prishtinë a po thonë se i kemi 10% të popullatës”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, ky është reagimi i tretë i Ahmetit për masat e reja anti-Covid që ka prezantuar sot Qeveria e Kosovës.

Ai gjatë ditës së sotme ka kundërshtuar masat e reja, duke thënë se Prishtina ka më shumë persona pozitivë me COVID-19, sepse në kryeqytet po bëhen më shumë teste.

“Sistemi i qeverisë për masa: Prishtina në zonën e kuqe, e Lypjani e Gracanica zonë e gjelbërt thua se jemi qindra kilometra larg. Në qoftë se një komunë nuk e teston askënd, pra nuk ka raste pozitive atëherë është në zonën e gjelbër. Prishtina me 12000 teste natyrisht se ka me dal me numër më të madh se sa Ferizaji me 350 teste”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

Ahmeti thotë se është kundër mbylljes pa ndihmë ekonomike për bizneset dhe qytetarët.

“Jo mbylljes me këso parimesh e kriteresh! Jo mbylljes pa ndihme ekonomike për bizneset dhe qytetarët”, ka shkruar Ahmeti.

Prishtina është në zonën e kuqe, ku nga e premtja kur do të hyjnë në fuqi masat e reja, pas orës 19:00 do të ketë orë policore./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz