back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeShkon në 358 numri i viktimave nga koronavirusit por Suedia vazhdon të...

Shkon në 358 numri i viktimave nga koronavirusit por Suedia vazhdon të jetë e paizoluar

Të ngjajshme

Mikroplastikat e paketimit të ushqimeve rrisin rrezikun për kancer e depresion

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë sugjerojnë se mikroplastika...

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet...

Kina e akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e...

Sipas faqes “Worldometers”, Suedia deri më tani i ka konfirmuar 358 vdekje dhe 6 mijë e 131 raste të infektimeve me koronavirus. Ndërkaq 205 persona janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet. Suedia u bë lajm në mediet botërore për mungesën e masave për kufizimin e lëvizjes. Pse po vepron kështu shteti skandinav?

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, ka thënë: “Ne të gjithë, si individë, duhet të marrim përgjegjësi. Ne nuk mund të lejojmë dhe të ndalojmë gjithçka. Ka të bëjë edhe me logjikën e përgjithshme.”

“Ne që jemi të rritur duhet të jemi saktësisht kështu, të rritur. Të mos përhapim panik apo thashetheme. Askush nuk është vetëm në këtë krizë, por secili person e ka një përgjegjësi të madhe”, tha ai, duke shtuar se vendi i ka shumë javë dhe muaj të vështirë përpara vetes.

Ndonëse vendi nuk është në karantinë të plotë, qeveria i ka marrë disa masa për ta luftuar përhapjen e virusit. Është rekomanduar distanca sociale dhe janë ndaluar tubimet me më shumë se 50 persona.

Nga njerëzit është kërkuar që të punojnë dhe studiojnë nga shtëpia kurdo që kanë mundësi, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, mbi dy mijë mjekë, profesorë dhe shkencëtarë e kanë nënshkruar një peticion me të cilin i bëjnë thirrje qeverisë për të marrë masa më të ashpra kundër koronavirusit.

Profesoresha Cecilia Soderberg-Naucler, hulumtuese e imunologjisë ndaj viruseve në Institutin karolinska, tha: “Qeveria po mendon se nuk mund ta ndalë virusit, prandaj ka vendosur t’i lë njerëzit që të vdesin. Ata nuk duan t’i dëgjojnë të dhënat shkencore që u prezantohen.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz