Shkodran Mustafi i jep lamtumirë Arsenalit me anë të një letre: Së bashku kaluam…
BILLI

Lexo edheDrenica prezanton edhe përforcimin e fundit të kësaj merkatoje, ka luajtuar në skuadra të njohura italiane

Pas 4 vitesh, mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi i dha fund aventurës te Arsenal, duke firmosur me klubin e Schalkes në Bundesliga.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, futbollisti 28 vjeçar ka dërguar një mesazh për tifozët, bashkëlojtarët dhe gjithë stafin e Arsenalit, të cilët i ka cilësuar si të mrekullueshëm
“Pas 4 vitesh, 151 ndeshjeve dhe 2 trofeve FA, vetëm dua të ju them faleminderit, komunitetit të Arsenal, stafit të mrekullueshëm, tifozëve dhe natyrisht bashkëlojtarëve të mi.
Së bashku kaluam momente të mira dhe jo shumë të mira. Por qëndruam bashkë. Arsenali është klub fantastik me traditë të madhe. Gjithmonë kam ndjerë kënaqësi dhe krenari ta veshë fanellën e Arsenalit.

Lexo edheDrenica prezanton edhe përforcimin e fundit të kësaj merkatoje, ka luajtuar në skuadra të njohura italiane
Familja ime dhe unë, gjithmonë do ta kujtojmë kohën që kemi kaluar në Londër.
Topçinjë, ju uroj gjithë të mirat.
Faleminderit