BallinaShqiptareShkëputen gurë nga mali dhe bien mbi autobus, plagosen dy gra në...

Shkëputen gurë nga mali dhe bien mbi autobus, plagosen dy gra në Shëngjin (FOTO)

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, duke shkaktuar panik dhe ankth te pasagjerët e një autobusi.

Sipas informacioneve të para, si pasojë e shirave të rëna gjatë natës, janë shkëputur gurë nga mali, duke rënë në afërsi të Knalles dhe goditur autobusin me punëtorët e një fabrike.

Raportohet se nga rrëshqitja e gurëve, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe po marrin mjekim në spitalin e Lezhës.

Njoftimi i policisë

Me datë 06.06.2018, rreth orës 06:42, është marrë njoftim se në rrugën Lezhë – Shëngjin, tek vendi i quajtur “Knalla”, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe i ka rënë një autobusi me targa AA 971 JZ,  me drejtues shtetasin P.P. i cili po kalonte aty në ato momente.

Për pasojë janë dëmtuar 2 shtetase, K.D. 21 vjeçe banuese në Zejmen e cila është transportuar për në Qendrën e Traumes në Tiranë, dhe shtetasia  B.Z. 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz