BallinaShqiptareE kritikuan se nuk ishin 250 mijë njerëz në shesh, reagon nëna...

E kritikuan se nuk ishin 250 mijë njerëz në shesh, reagon nëna e Rita Orës

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Mijëra njerëz u mblodhën të dielën në Sheshin Skënderbej, për të ndjekur yllin ndërkombëtar të muzikës, Rita Orën, e cila dhuroi spektakël dhe emocione.

Përpos vlerësimeve të shumta, nga mediat vendase dhe ato të huaja, nuk mund të mungonin as zërat kritik për koncertin e saj.

Në një foto të publikuar në profilin e saj në Instagram, Rita falenderonte 250,000 personat që ishin atë mbrëmje në shesh.

Por, kritikët menjëherë e hodhën poshtë këtë shifër, duke u shprehur se sheshi nuk është aq i madh për të mbajtur kaq persona.

Si për të kundërshtuar këto zëra, ka reaguar përmes një postimin në Instagram, nëna e Rita Orës.

Vera Ora ka postuar një foto të Sheshit Skënderbej, teksa shkruan: “Kjo është një foto e botës, qyteti i Tiranës gjatë koncertit të Ritës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz