Shfuqizohet vendimi që parashikonte privatizimin e shërbimit për patentë shofer
BILLI

Lexo edheDrejtori i ri i AKI-së mori postin në 22-vjetorin e rënies së vëllait dëshmor

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi, tregoi se kan anuluar vendimin i cili ka të bëjë testimin e kandidatëve për patentë shofer.
Ai tha se janë duke punuar edhe në platformën online.
“Vendimi i dytë ka të bëjë me shfuqizimin e vendimit të datës 1 qershor 2020 për dhënien e shërbimit të testimit të kandidatëve për patentë shofer, pra e kemi shfuqizuar këtë vendim”, tha Durmishi.

Lexo edheDrejtori i ri i AKI-së mori postin në 22-vjetorin e rënies së vëllait dëshmor
Zv. ministri i Infrastrukturës shtoi se nuk e kanë gjendjen e mirë në këtë drejtim duhet ta sanojnë atë problem dhe kanë ndërmarrë masat dhe brenda një periudhe të shkurtër do ta rregullojnë këtë problem me platformën e-testimi për të eliminuar këtë problem.