Sherri mes Valverde dhe Tchouameni, pritet masa disiplinore ndaj tyre
dp

Lexo edheValverde dhe Tchouameni kacafyten sërish – një prej tyre përfundon në spital

Dy futbollistët e Real Madrdiit, Aurilen Tchouameni dhe Fede valverde kanë pasur sot një përleshje tjetër fiziki, ku ky i fundit sipas “Marca”, ka përfunduar në spital.
Raportohet se klubi mbretëror pas kësaj ka mbajtur një mbledhje urgjente ku ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, dhe drejtori sportiv, Jose Angel Sanchez, ku u nisën procedura disiplinore ndaj të dy lojtarëve, shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetës spanjolle, gjithçka nisi kur Valverde refuzoi ti shtrengonte dorën mesfushorit francez, duke filluar kështu një seancë shumë armiqësore që përfundoi me një sherr serioz në dhomën e zhveshjes në fund të stërvitjes, shkruan IndeksOnline.

Lexo edheValverde dhe Tchouameni kacafyten sërish – një prej tyre përfundon në spital
Tchouameni thuhet se i dha një goditje të fortë mesfushorit nga uruguai, i cili pësoi një kontuzion të rëndë që rezultoi në një prerje dhe e detyroi të shkonte në spital.
Aktualisht, atmosfera në Real Madrid është jashtëzakonisht e tensionuar, me nervozizëm, përçarje të brendshme./IndeksOnline/