back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaShqiptareShembull i mirë, tri motra shqiptare që jetojnë në Amerikë, ndihmojnë shqiptarët...

Shembull i mirë, tri motra shqiptare që jetojnë në Amerikë, ndihmojnë shqiptarët kudo në botë

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Adela, Armanda dhe Romina Prendushi janë shembull për të gjithë. Tri motrat me banin të përhershëm në Amerikë kanë formuar një organizatë bamirësie.

“Mission You” quhet organizata që ka për qëllimin lehtësimin e varfërisë në botë.

Tri shqiptaret e suksesshme në SHBA ka kohë që kanë nisur me aksione bamirësie. Gjithçka nisi me ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë në Veri të Shqipërisë, për të vazhduar më pas me disa aksione të tjera humane. Adela, Armanda e Romina kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë edhe komunitetin shqiptar në SHBA.

Disa familje shqiptare janë ndihmuar me pagesën e qerave në kohën e pandemisë, si dhe në forma të tjera.

“Jemi vetëm tri femra, por me vullnet të madh për të bërë mirë. Edhe pse jemi larg, ne mendjen dhe zemrën e kemi në Shqipëri. Fokusi jonë është që të rrisim fondet tona, për të ndihmuar sa më shumë nevojtarët.

Shpresojmë të kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me donatorët që fuqia jonë humanitare të rritet edhe më shumë” thuhet në një përgjigje të tri motrave, themeluese të organizatës “Mission You”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz