BallinaLajmePolicia e Kosovës merr donacion dy automjete – kombi nga ministria e...

Policia e Kosovës merr donacion dy automjete – kombi nga ministria e drejtësisë holandeze

Të ngjajshme

Ish-portieri i famshëm austriak Manninger ndërron jetë pas një aksidenti

Futbolli austriak është në zi pas lajmit për ndarjen...

Vdiq tragjikisht ish-portieri i Austrisë, Alexander Manninger

Futbolli austriak është tronditur nga një lajm i rëndë:...

Turqia urdhëron arrestime masive për lëvdatat online për të shtënat e fundit në shkolla

Policia turke tha të enjten se kishte urdhëruar dhjetëra...

Inspektorati vendos shiritat në një objekt ndërtimor – drejtori shkeli rregullat e punës

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare,...

Drejtoria e Përgjithshme e Policia e Kosovës ka pranuar një donacion prej dy automjetesh – kombi nga Ministria e Drejtësisë së Holandës, të dedikuara për Policinë Kufitare.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në takim drejtorin gjeneral të burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë së Holandës, Erik de Borst, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit është nënshkruar pranim-dorëzimi i donacionit, i cili është dhuruar përmes ndërlidhësit të ambasadës holandeze me seli në Tiranë.

“Me këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, në emër të Policisë së Kosovës, shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë së Kosovës, ky donacion vlerësohet si dëshmi e bashkëpunimit të mirë dhe marrëdhënieve të ngushta ndërinstitucionale me partnerët ndërkombëtarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz