Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite projektligjet për Emergjencat dhe Bujqësinë
dp

Lexo edhe“Kanë nënshtetësi serbe, mund t’i ikin drejtësisë”, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Istog

Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje pritet të diskutohet propozimi për rendin e ditës të seancës së ardhshme plenare, ku janë përfshirë disa çështje me rëndësi, raporton lajmi.net
Ndër pikat kryesore janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë, si dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Po ashtu, në rend dite është edhe shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm për auditimin vjetor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Lexo edhe“Kanë nënshtetësi serbe, mund t’i ikin drejtësisë”, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Istog
Kryesia do të shqyrtojë gjithashtu propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për emërimin dhe zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Në fund të mbledhjes është paraparë edhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave./Lajmi.net/