Komuna e Prishtinës ka dalë me një vendim për zhvillimin e procesit mësimor për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se nuk ka shkurtim të orëve mësimore, por vetëm përshtatje të pushimeve, aty ku ka mundësi.
“Së pari, orari mësimor nuk është shkurtuar. Ora mësimore mbetet 45 minuta, pa asnjë ndryshim në kohëzgjatje. Programi nuk është prekur dhe asnjë orë nuk është hequr.
Ndryshimi lidhet vetëm me organizimin e fillimit dhe përfundimit të procesit mësimor gjatë ditës. Pra, kemi një lehtësim të përkohshëm të orarit, jo reduktim të mësimit”, ka shkruar Shahini, raporon IndeksOnline.
Postimi i plotë: