back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeSërish polemika, Ganimete Musliu dhe Driton Selmanaj e rrokin temën e vrasjeve...

Sërish polemika, Ganimete Musliu dhe Driton Selmanaj e rrokin temën e vrasjeve politike

Të ngjajshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e zëvendëskryeministri Driton Selmanaj kanë polemizuar sot në Kuvendin e Kosovës për vrasjet politike të pazbardhura nga drejtwsia.

Musliu në pyetjet parlamentare e pyeti Selmanajn se çka do të bëj konkretisht qeveria Hoti për këtë çështje, pasi që sipas saj LDK-ja ishte shumë e zëshme në fushatë në këtë aspekt, shkruan lajmi.net.

E Selmanaj u përgjigj duke thënë se qeveria dhe politika nuk i ka në dorë këto punë, por që duhet krijuar ambient i përshtatshëm për drejtësinë që këtë çështje ta çojë deri në fund.

“Unë mendoj që nuk është vetëm e imja apo e LDK-së, por kërkesë e të gjithë popullit që këto vrasje të zbardhen. Është obligimi më i vogël për familjet e tyre, që ata të dijnë se nga kush dhe pse janë vra. Nëse mendoni që politika do t’i jap zgjidhje kësaj çështjeje jeni shumë gabim. Ne duhet të ndërtojmë një ambient të përshtatshëm ku drejtësia do të kryej punën e vet”, tha ai.

E nuk mungoi as kundërpërgjigja e Musliut. Kjo e fundit tha se gjatë gjithë kohës ka kërkuar që me këtë çështje, të mos abuzohet nga zyrtarë të LDK-së.

“Më vjen mirë që pas shumë viteve për herë të parë e thuani që kjo është çështje e drejtësisë. Unë e di që politika nuk i zgjedh këto çështje. Jam ballafaqu direkt me kandidatët e LDK-së dhe kam lutur që me këtë çështje mos të abuzojmë. Unë po ju pyes se çka keni rast konkret. Unë i ftoj të gjithë deputetët e LDK-së që të më bashkohen që ju të bëni diçka për këtë rast”, u përgjigja ajo. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz