back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasSerbi i dyshuar për krime lufte në Drenicë jeton ende në Kosovë,...

Serbi i dyshuar për krime lufte në Drenicë jeton ende në Kosovë, kërkohet arrestimi i tij

Të ngjajshme

S’ka shumë pritje në pikat kufitare, përveç Dheut të Bardhë dhe Merdarit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat...

SHBA-ja e nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus

Shitet: jaht luksoz motorik. Pronësia, jashtëzakonisht e kontestuar. Saga e...

LVV-ja thërret konferencë për shtyp

Vetëvendosje do të mbajë sot konferencë për shtyp në...

Koka derri të vendosura para xhamive në dhe përreth Parisit

Të paktën nëntë koka derrash u gjetën jashtë disa...

Esat Shala, personi tashmë i njohur në Kosovë për mbledhjen e fakteve nga lufta, po pretendon se një serb që jeton në Kosovë, ka kryer krime në Drenicë.

Shala përmes një postimi në facebook ka paraqitur fakte dhe të dhënat për Trajan Trajkoviq.

Ai ka kërkuar arrestimin e serbit për kryerjen e krimeve të luftës në rajonin e Drenicës

Postimi i plotë nga Esat Shala:
Kerkojë nga shteti i Kosoves arrest urgjent.
Emri :Trajan
Mbiemri :Trajković
Vendbanimi :Kllokot
Aktiviteti:
Gjatë viteve 1997-1999 ka shërbyer në grupet parlamentare serbe në Rajonin e Drenicës.
Besohet se personalisht ka bërë egzekutimin e disa civilëve shqiptarë, ka kryer krime ndaj popullatës civile në rajonin e Drenicës.
Trajan Trajkovic është duke jetuar në Kllokot dhe një kohë të gjatë ka punuar në UNMIK dhe tër kohën ka punuar edhe për BIA-në Serbe deri sa në viti 2019 ishte Arrestuar nga Institucionet e Sigurisë së Kosovës nën akuzën për Spiunazh.
Trajan Trajković tani është duke punuar në Komunën e Kllokotit Drejtorë Shkolle në Sistemin e RKS-së dhe atë paralel të Serbis.
Sipas informacioneve të siguruara nga njerz të afërt të tij, besohet se në shtëpinë e tij në Kllokot ka një grumbull të dosjesve për krimet serbe, dokumente të aktivitetit të tyre dhe fotografi të luftës së fundit të cilat i kanë bërë gjatë kohës sa ishin në rajonin e Drenicës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz