Partia e tij, Partia Progresive Serbe po garon në zgjedhjet parlamentare në Serbi. E imazhi i Aleksandër Vuçiqit po shfaqet edhe Qytetin e Graçanicës në Kosovë.
Për procesin zgjedhor janë përgatitur serbët në Kosovë. E banorët e kësaj komune, thonë se do të dalin në zgjedhjet e të dielës.
E ka edhe banorë të atillë që i kanë humbur shpresat në pushtetin serb por edhe në atë kosovar.
Përveç Graçanicës zgjedhjet do mbahen edhe në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.
Për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve ka folur edhe kryeministri, Avdullah Hoti.
Ndërkohë për këto zgjedhje do përkujdeset Misioni i OSBE-së në Kosovë. Meqë jemi në kohë pandemie ky mision thotë që i kanë marrë të gjitha masat për tu mbrojtur nga infeksioni.
Ndërsa presidenti, Hashim Thaçi ka thënë që është i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve.
Ndërkohe, presidenti ende nuk ka marr vendim për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, komuna këto që kanë mbetur pa kryetarë.