Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në ditën kur u caktua mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka shtuar pyetjen se a i ka koalicioni PAN numrat për Kryetar të Kuvendit para se t`i kërkojë ato për kryeministër .
“Pyetja se a i ka PAN-i numrat per kryeminister apo jo, po qarkullon tash e sa jave.
Por, nje pyetje tjeter duhet te kete pergjigje paraprakisht: a i ka PAN-I numrat per Kryetar të Kuvendit?
“I gjithe opinioni është fokusuar në atë, që në fakt nuk është në radhe, në pyetjen se a i ka votat PAN-i për kandidatin e tyre për Kryeministër”.
“Në ndërkohë po harrohet fakti që para se të vijë puna deri aty, PANI- e ka në agjendë votimin për kandidatin e vët për Kryetar të Kuvendit, sepse aty “ka rend”… njëherë Kryeparlamentari e pastaj ndoshta edhe Kryeministri…! Kështu thotë “vellai I madh” i PAN-it PDK-ja – “first things first”.
“Në aktivitetin e dendur qe ka AAK-ja në kerkim të numrave, a nenkuptohet se po i kerkon edhe numrat per kryeparlamentarin apo vetem per kryeministrin? Poashtu, deputetja qe ia premtoi PAN-it votën per Kryeminister duhet të pergjigjet paraprakisht se a do ta votojë Veselin në krye të Kuvendit para se ta votojë Haradinajn për kryeministër? Kjo është me rëndësi të dihet.Pastaj mund ta dijmë situatën ku jemi…”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova


