BallinaLajmeVotimi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL në shtator

Votimi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL në shtator

Të ngjajshme

LDK-ja thërret konferencë për shtyp, kjo është arsyeja

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se do të mbajë...

Komuna e Mitrovicës së Jugut u ndan qytetarëve 70 mijë euro subvencione për trajtime mjekësore

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë,...

Reisebüro Prishtina – Udhëtimi juaj fillon këtu

Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë...

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni  është pritur sot në një takim zyrtar nga Sekretari i Përgjithshëm Jurgen Stock, në selinë e INTERPOL-it në Lyon të Francës

Hyseni  dhe Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe përmbjatësore lidhur me aplikimin për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë.

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it në takimin e fundit të mbajtur nga 31 maj – 2 qershor 2017 kishte vendosur që kërkesën për anëtarësim në INTERPOL të Republikës së Kosovës ta përfshijë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 86-të e cila do të mbahet në Peking të Kinës nga 26-29 shtator 2017.

Këshilltari ndërkombëtar Hans Corell, i cili ishte emëruar për të udhëhequr një studim rreth procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ka finalizuar punën e tij dhe tashmë raportin ia ka dorëzuar Komitetit Ekzekutiv.

Bazuar në këtë raport, Komiteti Ekzekutiv do t’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme për aprovim një kornizë të udhëzimeve për procesin e anëtarësimit.

Pas aprovimit të këtyre udhëzimeve, në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it në Kinë pritet të votohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim.

Gjatë takimit Sekretari Stock dhe Ministri Hyseni i cili shoqërohej edhe nga Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi,  trajtuan edhe shumë çështje tjera të bashkëpunimit dhe komunikimit të drejtpërdrejt midis INTERPOL-it dhe institucioneve të rendit dhe ligjit në Kosovë, mbi të gjitha me Policinë e Kosovës.

Image

Image

Image
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz