Mblidhet kryesia e Aleancës: Ndihma për krerët e UÇK-së në Hagë të mos ngatërrohet me politika partiake, të respektohet afati për Presidentin
dp

Lexo edhePostimi për vendimin e Hagës, Krasniqi i bën thirrje ambasadorit britanik: Verifikoni faktet!

Në lidhje me këtë mbledhje, ka njoftuar kryetari i partisë i cili ka thënë se Aleanca vazhdon të jetë e prerë nga fillimi në raport me Specialen, dhe ka thënë se do të vazhdojnë të kërkojnë nga të gjitha palët që procesin e ndihmës ligjore për krerët e UÇK-së në Hagë dhe mbrojtjen e të drejtës tonë shtetërore në asnjë moment të mos e ngaterrojmë me politika partiake.
“Gjithashtu, zvarritja e mëtejshme e procesit për zgjedhjen e presidentit duke shkuar drejt fundit të afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe tendencat për manovra me afate dhe lëndë të reja në Gjykatën Kushtetuese, rrezikojnë të krijojnë një paqartësi edhe me të madhe, për qytetarin e Kosovës. Aleanca ka qenë konsistente dhe konstruktive për çdo çështje që lidhet me historinë tonë, me të sotmen dhe me të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me të gjitha rrugët tona politike për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të rikthyer normalitetin institucional, si dhe zhvillimin ekonomiko-social në vend”, ka shkruar Gjini. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:

Lexo edhePostimi për vendimin e Hagës, Krasniqi i bën thirrje ambasadorit britanik: Verifikoni faktet!