Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë informacion për verdiktin e 16 shtatorit.
Por, Hamza tha se ka pasur shqetësime të bazuara për ecurinë e procesit në Dhomet e Specializuara.
“Asnjë informacion, por shqetësime të bazuara në krejt ato që është zhvilluar dhe çfarë kanë ngja brenda Dhoma të Specializuara, mungesë e transparencës dhe llogaridhënës, mosrespektim i të drejtave të paraburgosurve, refuzim i çdo ankese dhe kërkese të palës mbrojtëse, sjellja e gjyqtarëve më shumë pyetje e kohë se Prokuroria”, ka thënë ai.