Plagoset një person në Miradi të Fushë-Kosovës, i dyshuari në arrati
dp

Lexo edheBashkëshortja e Kurtit bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez

Një person është plagosur me armë zjarri në Miradi të Fushë-Kosovës.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, që pohoi se incidenti ndodhi rreth orës 15:50.
Rreth orës 15:30, policia ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) se një person i plagosur me armë zjarri, në një rast të ndodhur në fshatin Miradi të Fushë-Kosovës, ka kërkuar trajtim mjekësor.
Menjëherë janë angazhuar njësitet policore, të cilat kanë nisë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit” deklaroi Ahmeti.

Lexo edheBashkëshortja e Kurtit bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez
Ajo bëri me dije se i dyshuari është identifikuar, por që aktualisht gjendet në arrati.
“Veprimet e mëtejshme po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit” përfundoi Ahmeti.