Kryesia e Aleancës diskuton vendimin e Hagës dhe çështjen e presidentit

Ardian Gjini ka njoftuar mbledhjen e kryesisë së Aleancës, ku u diskutua vendimi i Speciales.
Sipas Gjinit, Aleanca vazhdon të jetë e prerë nga fillimi në raport me Specialen, derisa, do të vazhdojë të kërkojë nga të gjitha palët që procesin e ndihmës ligjore për krerët e UÇK-së.
“Gjithashtu, zvarritja e mëtejshme e procesit për zgjedhjen e presidentit duke shkuar drejt fundit të afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe tendencat për manovra me afate dhe lëndë të reja në Gjykatën Kushtetuese, rrezikojnë të krijojnë një paqartësi edhe me të madhe, për qytetarin e Kosovës” u shpreh ai.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Sot mbajtëm mbledhjen e radhës të Kryesisë së Aleancës, të parën pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe pak ditë para afatit të fundit për zgjedhjen e presidentit.

Lexo edheQeveria nuk e dërgoi ligjin për Specialen në Kuvend, PDK-ja mblidhet nesër
Aleanca vazhdon të jetë e prerë nga fillimi në raport me Specialen, derisa, do të vazhdojë të kërkojë nga të gjitha palët që procesin e ndihmës ligjore për krerët e UÇK-së në Hagë dhe mbrojtjen e të drejtës tonë shtetërore në asnjë moment të mos e ngaterrojmë me politika partiake.
Gjithashtu, zvarritja e mëtejshme e procesit për zgjedhjen e presidentit duke shkuar drejt fundit të afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe tendencat për manovra me afate dhe lëndë të reja në Gjykatën Kushtetuese, rrezikojnë të krijojnë një paqartësi edhe me të madhe, për qytetarin e Kosovës.
Aleanca ka qenë konsistente dhe konstruktive për çdo çështje që lidhet me historinë tonë, me të sotmen dhe me të ardhmen e fëmijëve tanë.
Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me të gjitha rrugët tona politike për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të rikthyer normalitetin institucional, si dhe zhvillimin ekonomiko-social në vend.












