BallinaLajmeSeanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, në rend dite Rezoluta për krerët e...

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, në rend dite Rezoluta për krerët e UÇK-së

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Kuvendi i Kosovës do të mbaj sonte seancë plenare duke nisur nga ora 19:00.

Besnik Tahiri, shef i Grupit parlamentar të AAK-së, tha pas mbledhjes së Kryesisë se gjatë kësaj seancë së pari do të formohen komisionet parlamentare, pastaj si pikë e dytë do të jenë ndarjet buxhetore dhe pikë e tretë do të jetë rezoluta për krerët e UÇK-së që janë në Hagë.

Tahiri ka deklaruar se në seancën e sotme nuk do të jenë për votim marrëveshjet ndërkombëtare.

Këtë e ka thënë edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se fillimisht përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare do ta analizojnë këtë Rezolutë, por që gjatë mbledhjes së kryesisë ka pasur vullnet nga Grupet Parlamentare që kjo rezolutë të ketë mbështetjen e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se pavarësisht dallimeve mes partive politike, kur bëhet fjalë për luftën e drejtë të UÇK-së dhe padrejtësitë në Hagë, duhet të jenë të unifikuar. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz