BallinaLajmeSazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Të ngjajshme

Chuck Norris shtrohet në spital

Aktori legjendar dhe mjeshtri i arteve marciale, Chuck Norris,...

Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?

Pas gati tre vjetëve, Kosovës nuk i rëndon më...

Sulmi i Izraelit godet iranianët aty ku u dhemb më së shumti

Kur aeroplanët izraelitë goditën kompleksin e gazit Parsi Jugor,...

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka ngritur alarmin për gjendjen financiare të komunave në vend, duke theksuar se kontratat kolektive po vazhdojnë t’i dëmtojnë rëndë buxhetet lokale edhe gjatë këtij viti.

Ai ka thënë, për Indeksonline, se vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit, dhjetëra milionë euro janë tërhequr nga buxhetet komunale, duke i futur komunat në një situatë të rënduar financiare dhe duke rrezikuar funksionimin normal të tyre.

Një tjetër shqetësim serioz mbetet bllokimi i padive të komunave në Gjykata Komerciale e Kosovës, të cilat janë ngritur që nga viti 2021 dhe ende nuk janë trajtuar. Sipas Ibrahimit, mungesa e reagimit si nga Qeveria ashtu edhe nga sistemi gjyqësor po prodhon pasoja të drejtpërdrejta për financat lokale dhe qytetarët.

Situata rëndohet edhe më tej nga fakti se rreth 27% e mjeteve të shpenzuara për kontratat kolektive përfundojnë në procedura gjyqësore dhe përmbarimore, në vend që të përfitojnë drejtpërdrejt punonjësit.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, shumë projekte komunale rrezikojnë të mos realizohen këtë vit, pasi buxhetet po devijohen për mbulimin e obligimeve që, sipas komunave, nuk janë krijuar nga vetë ato. Kjo, sipas tyre, po ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin lokal dhe në cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Ibrahimi thekson se kjo situatë tashmë tejkalon dimensionin financiar dhe prek thelbin e funksionimit të shtetit ligjor dhe të drejtësisë.

Në këtë kontekst, komunat kërkojnë urgjentisht:

  • që Qeveria të marrë përgjegjësinë financiare që i takon;
  • dhe që Gjykata Komerciale të trajtojë pa vonesë paditë e ngritura që nga viti 2021.

“Heshtja nuk është zgjidhje, ajo vetëm po e thellon padrejtësinë”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz