back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeSami Lushtaku në takim me nënkryetarin e LDK'së? Flet Agim Veliu

Sami Lushtaku në takim me nënkryetarin e LDK’së? Flet Agim Veliu

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, që ka shfaqur ambicie për të marrë postin e të parit në këtë parti, u raportua se ka pasur një takim të fshehtë me një nga fytyrat më të rëndësishme në PDK, Sami Lushtakun. Në një bisedë për Gazetën Express, këto lajme Veliu i ka quajtur shpifje, duke thënë se asnjëherë nuk është takuar me ish-kryetarin e Komunës së Skenderajt.

- Advertisement -

Mediat kanë raportuar sot se kryetari i Komunës së Podujevës, që mban edhe postin e nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, është takuar me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, që ka ndikim të madh në Partinë Demokratike.

Sipas një shkrimi të publikuar në Gazeta Blic, ky takim u zhvillua në njërin nga restorantet më të njohura në këtë komunë, e si qëllim që ky të mbahej i fshehtë, në kohën kur pretendohet se këta të dy u panë, lokali u mbyll për klientë, e shërbimin e bëri vetë pronari.

Gazeta Express për ta pyetur për këtë takim e ka kontaktuar nënkryetarin e LDK-së. Agim Veliu po thotë se një lajm i tillë është krejtësisht shpifje.

“Është shpifje e llojit të vet, unë nuk takohem me të edhe s’jam takuar kurrë (me Sami Lushtakun)”, tha Veliu, derisa ka thënë se gjithçka që është shkruar për të e për ish-kryetarin e Skenderajt është gënjeshtër.

“Unë ka një vit a më shumë që as nuk kam qenë në restorant, sot gjatë tërë ditës kam pasur takime me palë”, tha nënkryetari i LDK-së.

Veliu ka treguar haptazi se ka pretendime për të garuar me tre gusht për të parin e LDK-së.

Ky i fundit ishte akuzuar për lidhje me PDK-në kur ishte prishur koalicioni VLAN./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz