back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeKjo është shifra e personave të dyshuar që kanë fituar statusin veteranit...

Kjo është shifra e personave të dyshuar që kanë fituar statusin veteranit me dallavere

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se ka nisur intervistimi i personave të cilët janë në listën e veteranëve të luftës së UÇK-së e që dyshohet se nuk kanë qenë në luftë, por kanë falsifikuar certifikatën e veteranit.

Ai ka treguar se në regjionin e Pejës janë zënë 22-24 persona të cilët kanë falsifikuar certifikatën e veteranit.

“Diku 22-24 persona janë zënë në Pejë që kanë bërë falsifikim me certifikata, tani po del që më shumë ka pasur falsifikime.  Në regjionin e Pejës (Klinë, Deçan dhe Istog) e di që i kanë thirr mbi 200 veteranë për t’u intervistuar, e di që edhe në Gjilan është hapur i njëjti rast dhe e di që edhe në komuna të tjera kanë filluar t’i thërrasin”, ka thënë ai për EO.

Gucati tha se procesi i verifikimit ka nisë edhe në Gjakovë ndërkaq në Shqipëri numri i të intervistuarave si të dyshuar për falsifikim ka shkuar mbi 400.

“Në Gjakovë është një numër bukur i madh i të ftuarve. Ka filluar edhe në Shqipëri, në Tiranë janë duke u ftuar shumë persona, ka shkuar numri mbi 400 persona të ftuar deri tash që kanë marrë certifikatën e veteranit të UÇK-së. Ka filluar intervistimi sidomos i atyre rreth kufirit, Bajram Curri, Tropojë, Hasi e deri në Kukës. Ky proces është duke shkuar në rrugë të mirë dhe besoj që kjo punë do të kryhet me ligj”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ky proces po i dëmton shumë veteranët e vërtetë.

“Po na dëmton shumë neve si veteranë të vërtetë. Unë gjithmonë ju them veteranëve dhe shokëve të mi që të jenë krenarë për luftën që kanë bërë dhe të mos merren me ta. Veteranët e rrejshëm duhet t’i vret ndërgjegjja s’kanë qenë në luftë dhe kanë hy”, tha ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz