Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim luftëtarin e lirisë, gjeneralin e luftës dhe Kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mërgim Lushtaku, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik të vendit.
Në këtë takim u bisedua për dinamikën e re që është instaluar në qeverisje, duke i dhënë prioritet zgjidhjes së temave të rënda, që janë neglizhuar nga qeverisjet e kaluara.
Po ashtu gjatë takimit nuk është lënë anash as tema e trajtimit të kategorive të luftës për liri, për çka kryeministri Haradinaj i njoftoi bashkëbiseduesit se ka ndërmarrë hapa dhe veprime konkrete, që veteranët dhe invalidët e luftës si dhe kategoritë tjera përfituese nga shteti, të mos presin me muaj pagat dhe pensionet e tyre si dhe për përgatitjet që po bëhen për vitin jubilar, dhjetë vjetorin e pavarësisë së vendit, që erdhi si rezultat i luftës së UÇK-së dhe mbështetjes së aleatëve të Kosovës, ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe shteteve tjera të perëndimit.

Lexo edheKy është vendimi i Gjykatës për sulmuesin e Vehbi Kajtazit















