Sadiku me fitore bindëse në Kupën e Botës në Brazil
dp

Lexo edheI dërguari i Trumpit i sugjeron FIFA-s ta dërgojë Italinë në Botërorin 2026 në vend të Iranit

Sadiku e nisi meçin në mënyrë agresive që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë në knockdoën kundërshtaren. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku arriti një tjetër knockdoën, duke detyruar ndërhyrjen e gjyqtarit për numërim dhe ndalimin e përkohshëm të meçit. Në raundin e tretë, ajo ruajti kontrollin e plotë dhe e çoi duelin drejt një fitoreje të thellë.
Ky turne konsiderohet tejet i rëndësishëm, pasi pikët e grumbulluara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.
Ndërkohë, meçi i radhës për Sadikun është planifikuar të zhvillohet më 24 prill nga ora 16:00.

Lexo edheI dërguari i Trumpit i sugjeron FIFA-s ta dërgojë Italinë në Botërorin 2026 në vend të Iranit