back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaBotëRusia intensifikon sulmet në lindje të Ukrainës

Rusia intensifikon sulmet në lindje të Ukrainës

Të ngjajshme

Aksident në Leshan të Pejës, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti...

Shkundet Japonia, pamjet tronditëse që pushtuan rrjetin nga tërmeti me 7.6 ballë

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë goditi...

Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës

Kolegji i Gjykatës Supreme, njofton se ka refuzuar si...

Hap pas hapi, arratisja si nëpër filma e Taulant Tomës nga burgu në Milano

Mediat italiane kanë zbuluar detaje nga arratisja e 41-vjeçarit...

Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në rajonet lindore ukrainase Luhansk dhe Donjeck, thanë autoritetet ukrainase.

Sulmet janë intensifikuar në qytetet në perëndim të “vijës së kontaktit” – nga fronti i luftës në këto dy rajone lindore. Që prej vitit 2014, separatistët pro-rusë kanë marrë nën kontroll pjesë të Luhanskut dhe Donjeckut dhe kanë luftuar me forcat qeveritare ukrainase.

Autoritetet në Luhansk thanë se në 24 orët e fundit janë kryer 35 sulme me artileri në qytetet e këtij rajoni. Mëngjesin e sotëm sulmet ajrore kanë goditur ndërtesa banimi dhe një çerdhe në Lisiçansk, tha një zyrtar ushtarak në këtë rajon. Të pakën një person është raportuar se është vrarë në sulmet në Lisiçansk.

Ndërkaq, liderët e rajoneve separatiste të Ukrainës pretenduan se të paktën një person është vrarë nga granatimet ukrainase në pjesën e Donjeckut që kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Ditë më parë Rusia tha se do të përqendronte operacionet e saj ushtarake në rajonet lindore të Ukrainës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz