back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaBotë“Rusia me Europën dëshirojnë të heqin dorë nga dollari në tregti”

“Rusia me Europën dëshirojnë të heqin dorë nga dollari në tregti”

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

“Po ndjekim zhvillimet për sistemin Euro-SWIFT që Europa do të formojë duke përfshirë pagesat për produktet e naftës dhe mallrave të ndryshëm. Edhe ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në një iniciativë të tillë”

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri rus i Financave, Anton Siluanov, është shprehur se Europa dëshiron të heqë dorë nga përdorimi i dollarit në tregtinë me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për kanalin rus të lajmeve Rossiya 24, Siluanov tha se vendet janë në kërkim të një zgjidhjeje për shkak të kufizimeve në lidhje me përdorimin e dollarit nga institucionet dhe organizatat amerikane.

Ai theksoi se edhe kompanitë europiane dëshirojnë të reduktojnë përdorimin e dollarit për shkak të politikave të SHBA-ve dhe shtoi se “Këto janë gjithmonë zgjidhje të të dy anëve, për këtë arsye tani do të punojmë së bashku me partnerët tanë”.

“Ne po ndjekim zhvillimet për sistemin Euro-SWIFT që Europa do të formojë duke përfshirë pagesat për produktet e naftës dhe mallrave të ndryshëm. Edhe ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në një iniciativë të tillë”, është shprehur Sulianov, duke rikujtuar se Europa po kryen tentativa për krijimin e sistemit të saj të pagesave.

Edhe shërbimi për shtyp i qeverisë ruse njoftoi dje se po kryhen përpjekje për të ulur përdorimin e dollarit. Kreu i bankës VTB, banka e dytë më e madhe në Rusi, Andrey Kostin, në një deklaratë ishte shprehur se duhet të rritet në mënyrë graduale përdorimi i monedhës kombëtare në sektorë të ndryshëm duke përfshirë edhe industrinë e mbrojtjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz