back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëNdahet Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2018

Ndahet Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2018

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2018 i është ndarë Denis Mukwege dhe Nadia Murad, bëri të ditur Komiteti norvegjez për ndarjen e Çmimit Nobel sot në Oslo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mukwege, mjek nga Kongo, dhe Murad, nga komunetiti Jezidi nga Iraku, e cila është aktiviste për të drejtat e grave të përdhunuara, janë shpërblyer “për përpjekjet e bëra për t’i dhënë fund dhunës seksuale si mjet i zhvillimit të luftërave dhe përleshjeve të armatosura”, njoftoi komiteti në Twitter.

Në llogarinë zyrtare të Çmimit Nobel në Twitter thuhet se pas ikjes së saj nga grupi terrorist DEASH, Murad zgjodhi të flasë hapur për vuajtjet e saj.

“Në vitin 2016, në moshën 23-vjeçare, ajo u emërua ambasadorja e parë e OKB-së për Dinjitetin e të Mbijetuarve të Trafikimit të Qenieve Njerëzore”, thuhet në lidhje me laureaten Murad, tani 25 vjeçe.

Ndërkaq, komiteti theksoi se parimi i lauretit kongolez Mukwege është se “drejtësia është çështje e të gjithëve”.

“Laureati i Paqes për vitin 2018 është simboli kryesor dhe më unifikues, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar, për luftën për t’i dhënë fund dhunës seksuale në luftë dhe konflikte të armatosura”, tha komiteti.

Mukwege, mjek 63-vjeçar, ka kaluar pjesë të madhe të jetës së tij duke ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos.

Mukwege dhe stafi i tij kanë trajtuar mijëra pacientë që kanë rënë viktimë e sulmeve të tilla.

Denis Mukwege dhe Nadia Murad fitues të Nobelit për Paqe

Të Fundit

Sport

ShowBiz