Dita e Unitetit Gjerman, ambasada e Gjermanisë: Këtu në Kosovë, kjo histori ka një kuptim të veçantë
dp

Lexo edheKurti e Abdixhiku heshtin pas takimeve, vetëm Hamza flet për negociatat

Përmes një deklarate, Ambasada ka theksuar se 3 tetori përfaqëson më shumë sesa vetëm ribashkimin e Gjermanisë, duke e cilësuar atë si një simbol të kalimit nga ndarja në unitet dhe të ndërtimit të një Evrope të bazuar në bashkëpunim dhe paqe.
“Sot, ne festojmë më shumë sesa thjesht ribashkimin e Gjermanisë. Ne festojmë udhëtimin nga ndarja në unitet, nga dy ish-forca të armatosura gjermane në një Bundeswehr të bashkuar, dhe nga një Evropë e ndarë drejt një Bashkimi të rrënjosur në bashkëpunim dhe paqe”, thuhet në deklaratë.
Ambasada ka veçuar edhe kontributin e Gjermanisë në Kosovë, duke rikujtuar se trupat gjermane kanë qenë pjesë e misionit të KFOR-it që nga viti 1999.

Lexo edheKurti e Abdixhiku heshtin pas takimeve, vetëm Hamza flet për negociatat
“Këtu në Kosovë, kjo histori ka një kuptim të veçantë. Që nga viti 1999, trupat gjermane kanë shërbyer vazhdimisht në KFOR përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë, duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet më tej.