Rusia e Putinit të çmendur nuk diskriminon: Gjuan raketa mbi civilët në Kharkiv
01

Lexo edheErdogan: Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO, s’kemi nevojë të marrim leje nga askush

Qyteti veri-lindor i Kharkiv, i cili ka parë një rezistencë të ngurtë të ushtrisë ukrainase, duket se është gati për të rënë në duart e pushtuesve.
Po vazhdon edhe më tej sulmi i agresorëve rusë ndaj caqeve kryesore ukrainase, qytetet Kiev e Kharkiv, ku sipas raporteve nga Ukraina, po sulmohen edhe vendbanimet civile.
Në Kharkiv janë zhvilluar beteja të tmerrshme mes ushtrisë ukrainase e asaj ruse, por ende këta të fundit nuk kanë mundur të futen në qytet. Tash, pas dështimit në fazën e parë të planit për t’i marrë nën kontroll qytetet kryesore të Ukrainës, rusët kanë filluar të gjuajnë raketa gjithandej, e duke goditur pa diskriminim civilë e ushtarë.

Lexo edheErdogan: Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO, s’kemi nevojë të marrim leje nga askush
Mendohet se disfatat më të mëdha të ditëve të para të luftës, rusët i kanë pësuar pikërisht në qytetin e Kharkiv, të cilin tash po e sulmojnë egërsisht.