BallinaLajmeRusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse  

Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse  

Të ngjajshme

Pas kthimit nga Hëna, kjo është gjendja shëndetësore e astronautëve

Astronautët e misionit Artemis II janë rikthyer me sukses...

Hoxhaj kujton takimet me kongresistin Engel: Mbështetja e tij nuk ishte vetëm politike

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj,...

AARC pret në takim pune Glauk Konjufcën, theksohet bashkëpunimi strategjik me diasporën shqiptaro-amerikane

Këshilli i Miqësisë Shqiptaro-Amerikane (AARC- Albanian American Relations Council)...

Ndodhet jashtë vendit për shërim, vjen lajmi i fundit nga këngëtarja shqiptare

Pas disa ditësh shqetësimi për gjendjen e saj shëndetësore,...

Një armëpushim i përkohshëm mes Rusisë dhe Ukrainës për Pashkët Ortodokse pritet të nisë mesditën e 11 prillit, teksa përpjekjet diplomatike amerikane për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur.

Kremlini tha se ka urdhëruar një armëpushim të përkohshëm nga ora 16:00 (ora 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë) deri të dielën, pra një armëpushim 32-orësh.

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, dhe shefi i ushtrisë, Valery Gerasimov, janë udhëzuar të “ndalojnë armiqësitë në të gjitha drejtimet gjatë kësaj periudhe”, tha Kremlini.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi “ka deklaruar vazhdimisht” se është i gatshëm për një armëpushim gjatë Pashkëve dhe është i gatshëm të përgjigjet në mënyrë reciproke.

Armëpushimi i përkohshëm erdhi teksa bisedimet e udhëhequra nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit katërvjeçar janë penguar nga lufta në Lindjen e Mesme.

Të dy palët kishin respektuar po ashtu një armëpushim për Pashkët Ortodokse vitin e kaluar.

Autoritetet në qytetin e Odesës në jug të Ukrainë njoftuan të shtunën se dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga sulmet ruse, vetëm disa orë para se të hyjë në fuqi armëpushimi.

Dy persona të tjerë u vranë dhe rreth 15 u plagosën gjatë natës të së premtes në dy sulme të ndara në rajonin qendror të Poltavës dhe në Sumit, në verilindje të Ukrainës, sipas autoriteteve rajonale.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Forcat Ajrore të Ukrainës tha se Rusia kishte lëshuar 128 dronë ndaj Ukrainës gjatë natës së të enjtes.

Deri më tani janë mbajtur disa runde bisedimesh, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, për t’i dhënë fund luftës që nisi më 2022, por përpjekjet diplomatike deri më tani nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje./REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz