Mickoski pas takimit me von der Leyen: BE-ja të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve me fqinjët
dp

Lexo edheÇitaku i përgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka vijuar edhe këtë të premte turin e saj në Ballkan. Këtë të premte ajo ndodhet në Maqedoninë e Veriut ku u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup. Ai theksoi se me Presidenten e KE-së diskutuan hapur sfidat lidhur me marrëdhëniet me fqinjët.
“Dëshira jonë është që këto çështje të kapërcehen përmes dialogut, me mirëbesim dhe me respekt të ndërsjellë. Gjithashtu, në takimin e sotëm folëm, dhe e përmenda, se presim që BE-ja të përfshihet në këtë proces dhe nuk po i kërkojmë Unionit të mbajë anë, shkruan Euronews.

Lexo edheÇitaku i përgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet
Po i kërkojmë asaj të ndihmojë në krijimin e kushteve për një zgjidhje të qëndrueshme evropiane në të cilën ajo që është rënë dakord do të jetë e qartë, detyrimet do të vlejnë për të gjithë dhe procesi i pranimit nuk do të hapet përsëri për kushte të reja dypalëshe. Çdo zgjidhje duhet të krijojë siguri se me përmbushjen e saj, një fazë mbyllet dhe rruga për në tjetrën hapet pa hapësirë për interpretime të reja ose kërkesa shtesë”, tha Mickoski.