Ramush Haradinaj reagon për shkarkimin e Isufajt: Do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit
dp


Haradinaj tha se “po i vjen erë e keqe” këtij shkarkim dhe shtoi se “kjo erë ka kundërmuar keq në ditën kur kryeministri e sulmonte kryeprokurorin në foltoren e Parlamentit dhe mbronte të akuzuarit për korrupsion”.
“Askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit”, tha ai.
Haradinaj tha se ky nuk është sundim i ligjit, por hakmarrje e pastër politike ndaj kujtdo që guxon të mbrojë pavarësinë e institucioneve.

Lexo edhePas dy orëve, përfundon takimi Kurti-Hamza
“Kosova nuk do të lejojë që lufta kundër korrupsionit të diktohet nga zyrat e politikës dritëshkurtër!”.