Kërcënuan babë e bir për përfitim pasurie, arrestohen tre persona në Shkodër
dp

Lexo edheProjektligjet që u miratuan mes përplasjesh opozitë-pozitë, Kuvendi i bën përmbledhje seancës që u mbajt të premten

Në pranga u vunë shtetasit G. B., 67 vjeç, E. B., 33 vjeç (babë e bir), dhe A. B., 61 vjeç, të tre banues në Shkodër, shkruan Euronews.al.
“Këta shtetas dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për motive të dobëta 2 shtetas (babë e bir), me qëllim përfitimin e pasurisë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në aktivitetin tregtar të shtetasve G. B. dhe E. B., është konstatuar se këta të fundit prodhonin produkte ushqimore të pamiratuara nga autoritetet përkatëse, si dhe në kushte jashtë standardeve higjieno-sanitare për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Lexo edheProjektligjet që u miratuan mes përplasjesh opozitë-pozitë, Kuvendi i bën përmbledhje seancës që u mbajt të premten
Në vijim të veprimeve procedurale u bë bllokimi i ushtrimit të aktivitetit dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, etiketa dhe stampa për 8 produkte të ndryshme ushqimore, si dhe 3 aparate celularë”, bëri me dije policia.