Përfundon takimi Kurti-Hamza, kreu i PDK-së del nga Qeveria
dp

Lexo edheRama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.
Takimi nisi më shumë se 2 orë më parë dhe në qendër të tij ishte çështja e presidentit, shkruan IndeksOnline.
Pas përfundimit të takimit, Hamza u largua me shpejtësi nga Qeveria, duke refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.
Megjithatë, pranë zyrave të partisë, Hamza u shpreh se nuk pati marrëveshje konkrete.

Lexo edheRama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit
“Nuk ka marrëveshje, por nuk e përjashtojmë mundësinë për takime në ditët e ardhshme. Prioritet është Ligji për Specialen. Aprovimi i ligjit, pastaj diskutojmë për president” tha ai.