Kurti dhe Hargreaves flasin për partneritetin Kosovë – Mbretëri e Bashkuar
dp

Lexo edheVrasja para 2 vitesh në Aktash, eksperti i mjekësisë ligjore: Vdekja e të ndjerit ishte e dhunshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Kryeministri Kurti pranoi urime nga ambasadori Hargreaves për Qeverinë dhe mandatin e ri, ndërsa të dy shprehën gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin e mirë për të avancuar dhe thelluar marrëdhëniet e ndërsjella që Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndërtuar me vite.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë përmbylljen e procesit të formimit të institucioneve.

Lexo edheVrasja para 2 vitesh në Aktash, eksperti i mjekësisë ligjore: Vdekja e të ndjerit ishte e dhunshme
Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar dhe do të punojë drejt zgjerimit dhe thellimit të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve me synim që të zgjerojë bashkëpunimin në fushën e tregtisë, investimeve, teknologjisë dhe sportit; në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.