BallinaLajmeRUGOVA: VV BËNË KOALICION ME LISTËN SERBE, E NË KUVEND SHET MORAL

RUGOVA: VV BËNË KOALICION ME LISTËN SERBE, E NË KUVEND SHET MORAL

Të ngjajshme

Shokon aktorja 70-vjeçare: “Dua lidhje veç për një natë”

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin...

75 vjet burg dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues  ndaj...

Kurti i zhvendos nga zyra e tij kategoritë e dala nga lufta, i çon në ministrinë e re

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e...

Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen me spital të ri

Pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencë për media dolën...

Deputeti I LDK-së Naser Rugova, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje ka bërë koalicion me Listën Serbe, derisa thotë se Vetëvendosje po shet moral në Kuvend.

“A e ngriti zërin dikush pos LDK-së njerëzve të LDK-së, e kanë përgjakur Parlamentin ish komandantin e FARK-ut për Rugovë Smajl Hajdarin, deputet i zgjedhur. Ku është morali atëherë për drejtësi këtu. Kush e ka përmendur vrasjen e kryetarit të Klinës i zgjedhur në mënyrë plebishitare Ismet Rraci, çka janë këto demagogji.

Dhe kush e ngritur zërin për vrasjen e kryetarit të Suharekës Ukë Bytyçi, kush e ka ngritur zërin për vrasjen e Shaban Manajt, një veprimtar i çështjes kombëtare, dhe ju lutëm duhet të jemi parimor, kur shesim moral politik mos të përdorim demagogji por thjeshtë të sillemi si njerëz të zgjedhur, t’ia kthejmë vlerën të zgjedhurit të popullim, vetvetes dhe këtij institucioni.

Kush është bërë bashkë, në Kamenicë zotëri Kurti është koalicioni me Listën Serbe dhe trumbetoni, ju kemi ndihmuar në disa komuna dhe nuk jemi pishman dhe duhet të jemi të përgjegjshëm  jo të del dikush këtu dhe të trumbetojë dhe të bëjë propagandë dhe atje të bëjë koalicion me Listën Serbe”, theksoi Rugova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz