Gjini uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen në krye të vendit, thotë se Aleanca do të jetë opozitë e pakompromis
dp

Lexo edheVazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në krye të vendit.
Gjini ka thënë se Kosova më në fund ka përmbyllur ciklin e konsolidimit të institucioneve, duke i dhënë fund bllokadave të panevojshme.
Kreu i këtij subjekti ka paralajmëruar që subjekti që ai e drejton do të jetë çdo ditë në terren, duke takuar e dëgjuar qytetarët në çdo komunë të Kosovës.
“Ne do të jemi opozitë e pakompromis. Do të flasim hapur dhe me emër për secilën shkelje, në secilin institucion dhe në çdo nivel të këtij pushteti”, ka shkruar ndër të tjera Gjini.

Lexo edheVazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar