KE i bën një përmbledhje vizitës së von der Leyen në Ballkanin Perëndimor: Turneu shfaqi vrullin për zgjerim

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vizitoi Ballkanin Perëndimor për të gjashtin vit radhazi javën e kaluar, ku ritheksoi mbështetjen e BE-së për rrugëtimin e partnerëve drejt anëtarësimit në BE.
Megjithatë, von der Leyen kësaj radhe vizitoi katër nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Komisioni Europian në një deklartë për këtë vizitë tha se ajo ishte një mundësi për të theksuar se, ndërsa vendet kandidate po bëjnë përparim, edhe BE-ja duhet të jetë e gatshme t’i mirëpresë ato.
“Turneu i Presidentes Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor tregoi vrullin që po merr procesi i zgjerimit. Përparimi është real, reformat mbeten kyçe dhe BE-ja po i mbështet partnerët në çdo hap të rrugës”, tha faqja në X e Komisionit Europian për Zgjerimin.
Ndërkaq, për zgjerimin e BE’së me Ballkanin Perëndimor, presidentja von der Leyen tha se Unioni duhet të jetë gati.
“Ne duam të sigurohemi që Bashkimi Europian të jetë i gatshëm të zgjerohet dhe do të përcaktojmë mënyrën se si të mbrojmë më mirë atë që qëndron në zemër të Europës, që janë vlerat tona demokratike dhe sundimi i ligjit”.
🇦🇱🇽🇰🇲🇪🇲🇰 Four stops. One European future. 🇪🇺

Lexo edheProkuroria Speciale pushon hetimin ndaj Izedin Bytyqit për aferën e ambalazhuesve të ujit
President @vonderleyen’s Western Balkans tour showed the momentum behind enlargement. Progress is real, reforms remain key and the EU is supporting partners every step of the way.
The destination is clear. ↓
https://t.co/pGPp3XqT1c https://t.co/X1aPhrxYgA
— EU Enlargement & Eastern Neighbourhood 🇪🇺 (@eu_enlargement_) October 8, 2026












