Hoti nënshkruan një marrëveshje të re për mbrojtjen e fëmijëve dhe fuqizimin e familjeve
dp

Lexo edheNis gjykimi në mungesë ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen e pesë civilëve shqiptarë gjatë luftës

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me drejtorin ekzekutiv të Save the Children Kosova, Ahmet Kryeziun.
Sipas Hotit, memorandumi synon thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe fuqizimit të familjeve.
Përmes këtij bashkëpunimi, synohet gjithashtu ngritja e kapaciteteve të profesionistëve dhe avancimi i gjithëpërfshirjes sociale, me fokus në përmirësimin e shërbimeve për fëmijët dhe familjet në Kosovë.
“Mbrojtja e fëmijëve dhe fuqizimi i familjeve janë prioritete që po i shndërrojmë në veprime konkrete, përmes politikave, shërbimeve dhe partneriteteve të qëndrueshme”, ka deklaruar Hoti.

Lexo edheNis gjykimi në mungesë ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen e pesë civilëve shqiptarë gjatë luftës
Memorandumi pritet të shërbejë si bazë për bashkëpunim më të ngushtë në zhvillimin e politikave dhe shërbimeve që lidhen me mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve dhe familjeve./IndeksOnline/