Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar
dp

Lexo edheHoti nënshkruan një marrëveshje të re për mbrojtjen e fëmijëve dhe fuqizimin e familjeve

Protestuesit e pranishëm janë duke u përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë. Ata kanë tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit.
Gjithashtu policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.
Ndërkohë policia ka shoqëruar një protestues. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, policia ka shoqëruar shtetasin Ilir Tusha.

Lexo edheHoti nënshkruan një marrëveshje të re për mbrojtjen e fëmijëve dhe fuqizimin e familjeve
Teksa në vendin ku po mbahet protesta ka kaluar një ambulancë, qytetarët janë larguar për t’i hapur rrugën që të kalojë, pa krijuar pengesa./TCh/