back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeDilemat e Krasniqit për vendimin e rinumërimit të votave

Dilemat e Krasniqit për vendimin e rinumërimit të votave

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka shprehur habinë më vendimin e PZAP-së, për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren.

Ai në një postim në facebook duke kritikuar edhe sistemin zgjedhor në Kosovës, ka thënë se nëse në balotazh është bërë gabime, ku kanë qenë vetëm dy kandidatë, Krasniqi ka pyetur se çfarë ka mund të ndodh më 22 tetor.

- Advertisement -

“Nëse është bërë gabim në votimin e balotazhit ku është votuar vetëm për dy kandidatë, çka të themi për votimin e 22 tetorit 2017?!. Atëherë kishte dy lista dhe shumë kandidatë?!. Pse atëherë rinumërimi i votimit nuk u përseritën në asnjë komunë kështu si tani?. Pse rinumërimi nuk përsëritet edhe në komunat tjera, ku rezultati është shumë i përafërtë mes kandidatëve?”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se përseritja e rinumërimit si në zgjedhjet parlamentare dhe këto lokale tregon për se Sistemi Zgjedhor duhet ndryshuar.

Por, Krasniqi ka thënë se nuk ka mbështetej nga shumica sepse i konvenon një sistem i tillë.

“Përsëritjet e rinumërimit të kutive të votimit si në zgjedhjet e qershorit për legjislativin dhe si këto që po ndodhin për zgjedhjet komunale janë dëshmi se Sistemi Zgjedhor që kemi në përdorim, duhet ta ndryshojmë me urgjencë!.Ndonëse, ndryshimi i Sistemit Zgjedhor nuk ka mbështetës të ndryshimit?!”

“Pse ndodh kjo?Pse keqpërdorimi i votës po i duhet shumicës!Ndryshe nuk e kuptoj mos gatishmërinë e politikës sonë për ndryshimin e Sistemit Zgjedhor!”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

Ndryshe PZAP sot ka marrë vendim që në Prishtinë e Prizren të ketë rinumërim të plotë të votave, ndërsa në tri komuna tjera, Istog, Rahovec e Dragash rinumërim të pjesshëm./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz