Tensionet para Parlamentit të Shqipërisë, policia hedh spraj lotsjellës ndaj protestuesve
dp

Lexo edhePërplasen dy vetura në Prishtinë, dy persona marrin tretman mjekësor

Tensionet vijojnë përpara protestës përpara Parlamentit, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kundërshtuar votimin e draftit të PS-së për Reformën Territoriale, për shkak se parashikon shkrirjen e disa bashkive.
Policia ka sprapsur protestuesit duke hedhur spraj lotsjellës , ndërsa disa prej tyre janë ndjerë keq.
Në momentin kur qytetarët tentuan të heqin gardhin metalik në zonën e protestës, policia përdori sprajin kundër tyre.

Lexo edhePërplasen dy vetura në Prishtinë, dy persona marrin tretman mjekësor
Disa protestues, të cilët kanë shfaqur shqetësime nga spraji djegës, janë transportuar me ambulanca në spital për të marrë ndihmën e parë. Lëndime të lehta kanë pësuar edhe disa efektivë, pasi janë goditur me shishe dhe sende të tjera.
Qytetarët vijojnë të qëndrojnë në protestë. Mes tyre janë edhe përfaqësues të disa bashkive që preken nga reforma e re territoriale e propozuar nga PS.