BallinaLajmeRreth 50 punëtor të këtij institucioni të rëndësishëm të Kosovës mbesin pa...

Rreth 50 punëtor të këtij institucioni të rëndësishëm të Kosovës mbesin pa punë

Të ngjajshme

Prokuroria e Gjilanit e lë në liri Arianit Sllamnikun, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Kolaboracionisti Arianit Sllamniku është lënë në liri. Kjo është bërë...

Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka njoftuar...

Bashkëshortja e analistit pro-pushtetit Xhevdet Pozhari aplikon për gjyqtare në Kushtetuese

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit politik Xhevdet Pozhari, është...

Afro pesëdhjetë punëtor të cilët janë punësuar nga viti i kaluar në Administratën Tatimore të Kosovës iu ka skaduar kontrata e punës që kishin me këtë institucion.

Indeksonline mëson se të njëjtit ishin punësuar pasi kishte hyrë në fuqi ligji për faljen e borxheve publike. Megjithatë, ATK-ja është zotuar se këta punëtor do të kenë përparësi për tu punësuar dhe do të futën në listën rezervë.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Valentina Bytyqi-Sefa konfirmoi se largimi i tyre nuk është bërë me ndonjë pretekst, veçse të njëjtit kishin kontratë deri më 31 të muajit tetor.

“Ata kanë qenë për ndihmë sa i përket ligjit për faljen e borxheve për mbledhësit tatimor. Konkurs ta hapur s’kemi pas por kemi marrë punëtor për një kohë të caktuar. Ata s’janë largu prej pune por e kanë ditë që ka qenë 6 mujor dhe ju ka shtyrë edhe pak”, ka thënë ajo.

Bytyqit-Sefa në fund bëri të ditur se nuk ka ndonjë largim të ndonjë punëtor tjetër të ATK-së, siç ishte publikuar në disa medie. /Indeksonline

Image result for Administrata Tatimore e Kosovës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz