BallinaLajmeRrëmbehet miliarderi 43-vjeçar

Rrëmbehet miliarderi 43-vjeçar

Të ngjajshme

Gattuso publikon listën e lojtarëve për play-offin e Botërorit

Trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, ka publikuar listën...

Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për Fitër Bajram

Ambasada amerikane në Kosovë ka shpërndarë urimin e presidentit...

Këngë e re? Rita Ora krah Ava Max-it

Rita Ora dhe Ava Max janë bërë bashkë në...

Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Dy aksidente me fatalitet dhe mbi 2 mijë gjoba...

SHBA-ja godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi të enjten se...

Një 43-vjeçar, i cili konsiderohet si miliarderi më i ri në moshë në Afrikë, është rrëmbyer nga persona të armatosur e të maskuar në Dar es Salaam, qytetin kryesor të Tanzanisë.

Sipas asaj që shkruan BBC, Mohammed Dewji u rrëmbye jashtë një palestre ku po shkonte si çdo mëngjes. 3 persona janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje dhe sipas policisë 2 prej pengmarrësve besohet se janë shtetas të huaj. Motivet e rrëmbimit të Dewji nuk dihen ende.

Revista Forbes e përllogarit pasurinë e tij në 1.5 miliardë dollarë dhe e ka përshkruar 43-vjeçarin si miliarderin e vetëm në Tanzani.

Në një raport të 2017-s thuhej se Dewji ishte miliarderi më i ri në moshë në Afrikë. Në 2016-n, sipas Forbes ai premtoi se do ta jepte gjysmën e pasurisë së tij për çështje filantropike.

Dewji, i njohur gjithashtu si Mo, njihet si njeriu që e shndërroi biznesin e vogël të familjes të shitjeve me shumicë e pakicë, në një konglomerat. Kompania e tij, METL, merret me prodhim të tekstileve, bluarjen e miellit, prodhimin e pijeve, si dhe varja ushqimore në të paktën 6 shtete afrikane./tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz