Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Ermal Krasniqi, do të startojë nga minuta e parë në ndeshjen mes Legias dhe Celjes. Krasniqi ka zhvilluar vetëm një paraqitje deri tani në këtë garë dhe sonte synon të lërë gjurmë për skuadrën polake.
Edhe sulmuesi tjetër, Albion Rrahmani, do të startojë nga fillimi për Spartën e Pragës në ndeshjen kundër Rakowës, duke luajtur në krahun e majtë të sulmit.
Të dy lojtarët shpresojnë që performancat e tyre të bindin trajnerin Franco Foda për t’i thirrur në ndeshjet e Kosovës gjatë muajit nëntor.
/GazetaExpress/