Rizvanolli nervozohet me raportimet, e përsërit se “sakrifica që po bëjmë tash në KEK, është për përfitime afatgjate”
dp

Lexo edheShaip Kamberi pranon në ShBA ligjin kundër diskriminimit të shqiptarëve në Serbi

Rizvanolli e tha sërish si “sakrifica që po bëjmë tash, për të përfituar afatgjatë”.
Postimi i plotë:
🛑 STOP KEQINTERPRETIMIT E KEQINFORMIMIT
As nuk kam “kërkuar sakrificë”, dhe as nuk kam thënë që “importi do të rritet këtë vit dhe tjetrin”.

Lexo edheShaip Kamberi pranon në ShBA ligjin kundër diskriminimit të shqiptarëve në Serbi
Çfarë kam thënë vërtet janë faktet si në vijim:
Një nga arsyet e rritjes së importit gjatë vitit të kaluar ka qenë ndalja e bllokut B2 për të realizuar investimet e domosdoshme që nuk janë bërë për 40 vite (e që jo rrallë në diskursin publik është interpretuar thjesht si “ulje e prodhimit të KEK-ut”, pa sqaruar arsyen dhe përfitimet). Investimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti dhe tjetrit, prandaj deri në përfundim të investimeve importi do të vazhdojë të jetë i tillë edhe gjatë këtyre dy viteve.
Prandaj, këto tri vite janë sfiduese, por investimet që po bëhen tani janë një sakrificë që po e bëjmë tash, për të përfituar në afat të gjatë: rritje të jetëgjatësisë së termocentraleve për 20 vite, rritje të kapacitetit të tyre prodhues dhe të sigurisë së furnizimit, dhe ulje të ndotjes nga pluhuri dhe oksidet e azotit.