back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeShaip Kamberi pranon në ShBA ligjin kundër diskriminimit të shqiptarëve në Serbi

Shaip Kamberi pranon në ShBA ligjin kundër diskriminimit të shqiptarëve në Serbi

Të ngjajshme

Kushtetuesja nuk ka parashikuar masë nëse nuk zgjidhet kandidati i Listës Serbe, thotë Kryeziu

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka thënë se vendimi...

Interi në epërsi ndaj Torinos

Skuadra e Interit ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Fluturime Direkte Köln – Prishtinë me PrishtinaTicket!

PrishtinaTicket ju ofron mundësinë të udhëtoni nga Köln drejt...

Shaip Kamberi gjatë qëndrimit në Uashington nga kongresisti amerikan Keith Self ka pranuar ligjin kundër diskriminimit të shqiptarëve në Serbi.

Sipas Kaberit, ky akt nuk është simbolik por është një instrument shtetëror amerikan.

Postimi i plotë:

Sot, në Uashington, Kongresisti amerikan Keith Self ma dorëzoi personalisht H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act – ligjin që për herë të parë e vendos zyrtarisht diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi në agjendën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Ky akt nuk është simbolik.

Është një instrument shtetëror amerikan për të vlerësuar, dokumentuar dhe ekspozuar: pasivizimin administrativ, përjashtimin nga institucionet publike, shtypjen e gjuhës, diskriminimin në arsim dhe margjinalizimin ekonomik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Për herë të parë, kjo padrejtësi nuk mbetet më në periferi të diplomacisë. Futet në zemrën e politikës së SHBA, jo si protokoll, por si detyrim moral.

Falënderova në emër të çdo shqiptari të Luginës së Preshevës Kongresistin Keith Self.

Në një botë ku shumë heshtin nga interesi,

Kongresisti Keith, zgjodhi të flasë nga parimi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz