Rita po vjen sot në Kosovë, kaq ditë do të qëndrojë
BILLI·
Sipas Telegrafit, këngëtarja shqiptare me famë botërore po vjen sot në Kosovë, për vizitën që më herë ajo vetë e ka lajmëruar.
Rita po vjen në Kosovë tani në punën e ambasadores, pasi ajo me projektin më të fundit ka vendosur që t’i dalë në krah grave që janë viktima të dhunës.
Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovë.

Lexo edheNesër, në Tiranë nënshkruhet kalendari i përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri
28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale. /Gazeta Express














